Sport
Lajmet e futbollit / Një muaj pa seks, Deschamps regjim të rreptë për yjet e Francës
Që nga fillimi i Euro 2020 Franca e Didier Deschamps po ndjek një regjim shumë të rreptë në grumbullim, dhe në fakt ka funksionuar, pasi nuk ka pasur asnjë rast me Covid. Trajneri i Bluve ka vendosur që lojtarët të mos takojnë bashkëshortet e tyre, të dashurat apo dhe miqtë. Të gjithë duhet të qëndrojnë të mbyllur në dhomat e tyre. “Është e vështirë për të gjithë, lojtarët dhe stafin, por duhet të pranohet,” tha Griezmann për këtë çështje.
Izolimi i detyruar, i cili filloi me grumbullimin në fund të majit, motivohet nga rregullat e rrepta shëndetësore, por është duke u bërë e vështirë për futbollistët: “Ne nuk mund të prekim askënd, madje as anëtarët e familjes”, vijoi më tej sulmuesi i Barcelonës.
Bashkëshortet dhe të dashurat më së shumti qëndrojnë në tribuna dhe mund të përshëndeten vetëm në distancë nga fusha. Kjo situatë do të zgjasë deri më 11 korrik, nëse “gjelat” do të arrijnë në finale, deri atëherë duhet ta harrojnë fjalën “seks”.