Kryesore
Basha projekton ndarje të re territoriale
Kreu i opozitës ka paralajmëruar zhbërjen e ndarjes administrative, për ta konsultuar me qytetarët. I pyetur në Vaqarr për mungesën e shërbimeve në disa njësi adminstrative Basha tha se me ardhjen në pushtet ndarja territoriale do t’i nënshtrohet për diskutim dhe vendimmarrje qytetarëve. Kreu i opozitës, tha se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve dhe se opozita i fiton zgjedhjet. “E që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’i japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim,”-theksoi Basha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu