Lidhu me ne

Temporal

Aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit hanë kokën e njëri tjetrit!

Nga Kim Mehmeti

Velipoja është e bukur. Dhe si askund tjetër, aty deti frymon shqiptarçe, me frymën e pushuesve të ardhur nga gjitha trojet shqiptare.

Por Velipoja e sotme është e zymtë dhe e trishtë, sepse në orët e para të së dielës, aty u vranë katër veta.

Katër veta që kurrë më nuk do i gëzohen as bukurisë së Velipojës, as ardhjes së verës. E katër veta janë shumë edhe për rrethana lufte, e jo më për një sezon turistike.

Dhe mbase sot do flitej për pesë viktima në Velipojë, nëse çdo gjë do varej nga ndihma e shpejtë e këtushme dhe, nëse nuk do ishte një mjek pushues nga Kosova i cili ia shpëtoi jetën kosovarit të ri që i humbi ndjenjat duke u futur në ujë.

Po, në Shqipëri më shpesh ndodhin vrasje se dasma si dhe, në mëmëdhe më shpesh marrin jetë veturat luksoze të drejtuara nga fëmijët e pasanikëve, se sa që bëhen fejesa.

Dhe ku ta dish, mbase edhe nuk ka si të jetë ndryshe në një shtet ku kryeministri uron ‘që ata t’ia hanë kokën njëri tjetrit’.

Në një shtet pra ku populli nuk e kupton se, aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit ndjehen të pambrojtur dhe andaj, i shkrepin armët dhe ia hanë kokën njëri tjetrit.

Po pra, Velipoja është e bukur, siç janë të bukura të gjitha viset tjera të Shqipërisë. Por ka diçka që këtë bukuri e bënë të trishtë: e vërteta se në mëmëdheun tonë çdo gjë tjetër vlen e çmohet më shumë se jeta e njeriut!

Si dhe e vërteta se qytetari i pambrojtur i Shqipërisë mbytet në balën që e ngjesh hajdutëria qeveritare dhe krimi i organizuar.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook