Kryesore
Koha për të rrëzuar Rilindjen
“Do t’i tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar”. Me këtë fjali ka reguar Ben Blushi pas shpalljes së rezultateve referendumit për kryetarin e Partisë Socialiste.
“Edhe pas referendumit, Edi Rama do ishte sërish Edi Rama. Po aq i vjetër dhe démodé dhe po aq frikacak sa ç’ishte edhe një ditë më parë. Duke thënë se do të kandidoj për kryetar të PS e nxita Rlindjen të armatoste disa mijëra vetë, duke u dhënë atyre kuti, makina, bankina, lista, kanistra, lapsa, hapsa, goma, dhoma, karrige, tavolina, kartolina, kartona, butona, hudhra, kudhra, karrota, rrota, fiq, pika, thika dhe pistoleta, zjarre dhe fishekzjarre me të cilët menduan se më kanë goditur dje. Por kjo ishe e vetmja mënyrë për t’i treguar Shqipërisë se nga kush drejtohet”- thotë Blushi në reagimin e tij.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu