Aktualitet
Ardi Veliu numëron të vrarët në Velipojë, gazetari Bajram Nabolli e kritikon: I pafytyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelë!
Pas masakrës për shezlonget në plazhin e Velipojës atje ka udhëtuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Prania e tij në skenën e krimit me katër të vrarë dhe dy të plagosur ka qenë simbolike, pasi në Velipojë tashmë janë zhvendosur forcat speciale për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve mes dy familjeve, hotelet e të cilëve janë pranë njëri-tjetrit.
Për të qenë i sigurt se udhëtimi i tij drejt vendit të ngjarjes pas mesnate nuk do të kalonte pa u vënë re, Drejtori i Policisë ka bërë edhe një parakalim para gazetarëve dhe kameramanëve të Shkodrës.
Por njëri prej tyre, Elvis Nabolli pasi shpërndarë filmimet në rrjetet sociale e ka quajtur “të pafytyrë” Drejtorin e Policisë duke vënë në dukje se prej kohësh bregu i Velipojës kontrollohej nga krimi.
Postimi i plotë i gazetarit Nabolli:
Ky eshte drejtori i policise se shtetit… nje nder ma te papergjegjshmit ne ate vend!
I vriten 4 vete ne mes te sezonit turistike per shezllone kurse ky halja me efektivet nen varesi ben show- in e radhes!
I paftyre….
Bregu i plazhit te Velipojes kontrollohet nga kriminele me background prej vitesh ndersa efektivet e ketij palaços jo qe nuk mund t’ju afrohen por merren me fukarenjte!
Rezultati dihet… si sonte!!