Kryesore
“Pushteti vjedh, Saliu ka fajin”, Manjani: Populli e ha këtë dhe voton pushtetin / hajdutin
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama, dhënë ish-të dërguarit të posaçëm presidencial të Amerikës në Kosovë, Richard Grenell.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se çfarë lidhje ka refuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Sipas Manjanit, sa më shumë thuhet ky budallëk, siç e quan ai, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.
Reagimi i plotë:
Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!
Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.
Dmth cikli (a)llogjik i hirit në sy është ky:
Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…
Jo keq, me thënë të drejtën!
Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!