Kryesore
Po të kalosh disa herë gardhin ndonjë hu ngelet gjëkundi
Çim Peka: A jeni penduar për listën që keni bërë në vitin 2-13-të?
Mediu: Po ta marr nga ajo që ju thatë për mua po them që po të iki Basha nga pozicioni i djathtë do të iki dhe Mediu nga pozicioni i djathtë dhe kjo është e padiskutuar. Fundi im politik është, që kur të mos jem më në politikë do të mbahem mend që kam qenë vetëm në të djathtë. E kam thënë disa herë dhe zoti Godo kishte një shprehje të mençur thoshte që po të kalosh disa herë gardhin ndonjë hu ngelet gjëkundi, edhe unë i jam ruajtur asaj. Zoti Duka është akoma dhe është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Republikane deri në fund të mandatit, ky është mirëkuptimi që ka pasur në vendimin që ka marrë. Ka bërë një zgjedhje në lirinë e tij për të organizuar Partinë Agrare për shkak të profilit që ai ka dhe njëkohësisht është përpjekur që të ruajë dhe do të përpiqet që të ruajë gjithmonë pozicionin opozitar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu