Aktualitet
Rama vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi / Nuk dështuam ne, dështoi BE
Kryeministri Edi Rama vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi, për faktin se Shqipërisë sërish nuk iu hapën negociatat për anëtarësimin në BE.
Rama ka theksuar sot se përgjegjëse se pse nuk u hapën negociatat me Shqipërinë është vetë BE-ja, dhe jo qeveria e tij.
Gjatë fjalës së tij në “Forumin Ekonomik të Shkupit”, Rama tha se “dështoi BE, dhe jo Shqipëria”.
“Nuk dështuam ne, ata dështuan. Ne kemi qenë gati prej kohësh. Është shtëpia e tyre, jo e jona. Ne duam të futemi, por nuk vendosim ne.Ne jemi në Europë, jemi të rrethuar nga kufijtë europianë.
Krijohet një situatë e çuditshme sepse qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme.”-tha Rama.