Kioske
Përçahet “The Voice of Albania”. Shkaku Ledri Vula
Përçahet në natën e gjysmëfinales stafi i spektaklit “The Voice of Albania” në “Top Channel”. Shkak ka qenë Ledri Vula. Ka patur një debat të ashpër mes drejtorit artistik në “TCH”, Alban Male dhe autores së programit, Zefina Hasani.
Mësohet se Hasani ka qenë kundër performancës së Ledri Vulajt në spektakël.
Ndërsa Male ka postuar edhe në Instagram një foto ku shkruan se, do të përshëndesë “live” Ledri Vula.
Zefina Hasanika bënë publike mosdakordësinë e saj për ftesën që i është bërë Ledrit, duke e nisur shkrimin në një status në profilin e saj në Facebook, me kundërvënie të drejtpërdrejtë ndaj asaj çka kishte shkruar më parë Male.
“Pa zë dhe me figurë”, – ka shkruar Zefina Hasani për Ledrin, pak përpara fillimit të gjysmëfinales së mbrëmjes së sotme, duke shpjeguar më pas dhe arsyet që ka ajo për mospëlqimin ndaj ftesës që i është bërë këngëtarit, për të qenë i pranishëm, si i ftuar special, në një spektakël ku i pari vlerësohet zëri dhe skeptizimin me të cilin ajo e pret performancën “live” të Ledrit, të cilin ajo e quan pa zë.
Zefina Hasani përpiqet gjithashtu të theksojë sesa i rëndësishëm është zëri në këtë program dhe se Ledri është thjesht një këngëtar performues, gjë që publiku e di mirë dhe e pëlqen për këtë gjë, por nuk mund të ftohet një këngëtar performues në një moment gjysmëfinaleje, ku konkurrentët janë të një niveli të lartë për sa i përket vokalit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu