Kryesore
Po të ishte Olldashi, PD do ishte ndryshe
Majlinda Bregu e përmendur shpesh për një raport jo edhe aq të mirë me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk e mohoi se do donte të ishte sërish Berisha në krye të PD-së.
Duke folur në emsionin “6 ditë pa Ermalin”, ajo u pyet nga Mamaqi se, kë do më shumë Bashën apo Berishën?
“Berishën dua më shumë, ai më ka ftuar në PD. Edhe po të pyesni Bashën kë do më shumë veten apo Berishën, me siguri do të thotë Berishën”,- tha ajo.
Ndërkaq, Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë “por Berisha do më shumë Jozefinën se sa ty?”. Bregu përgjigjet: “Nuk di kë do më shumë Ai, por ne të dyja e duam njësoj atë”.
Më tej, deputeti i ndjerë i PD-së, Sokol Olldashi, është sjellë në vemendje gjatë një interviste të Majlinda Bregut.
Pyetjes, “Po të ishte gjallë, Sokol Olldashi, PD-ja do të ishte ndryshe?”, tha Bregu, e njohur si një nga ish-miket më të ngushta të të ndjerit Olldashi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu