Aktualitet
Më tërhoqën vëmendjen kritikat e ashpra të Nishanit kundër Bashës…
Nga Av. XHAFERR SADIKU
Me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk komentoj tek politikanët.
Mirëpo më tërheqin vëmendjen kritikat e ashpra të.Bujar Nishanit kundër Lulëzim Bashës.
Pa dyshim Basha ka plot dobësi që mund t’i radhisim në një moment tjetër, por goditja e Bujar Nishanit duket se është e pandershme.
Është e tillë se ishte Bujar Nishani njëri nga 5 antarët e komisionit që seleksionoi kandidatët e propozuar për deputet.
Çfarë faji ka Basha, kur edhe presidenti amerikan po të ishte nuk e përballonte dot MAFIE-n jakobine që ka kapur shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Atje ku ta ka kapur shtetin mafia, nuk ke asnjë mundësi të fitosh, sikur edhe 10 herë të bëhen zgjedhjet.
Çfarë të bëjë Basha kur pjesa e popullit që ka bërë luftën e klasës dhe vijën e masës, është repart ushtarak i PS, njëlloj si para 1990?!
Ky është problem i Shqipërisë dhe jo i Bashës.