Kryesore
Sot 9 prill. Socialistët mbajnë referendumin
Sot është 9 prill dhe socialistët mbajnë referendumin, ku anëtarët do t’i përgjigjen pyetjes për kryetarin Është publikuar ditë më parë fleta e votimit që do të plotësojnë anëtarët e Partisë Socialiste.
Deputeti Taulant Balla ka publikuar versionin përfundimtar të fletës së votimit.
“Pas shtatë ditësh Partia Socialiste në Referendum. Më 9 Prill socialistët në mbarë Shqiperinë shprehin mendimin e tyre në një Referendum partiak. Një proces i rëndësishëm, ashtu si në partitë e mëdha progresiste europiane dhe amerikane, ku vendim-marrjen e ka anëtarësia. Partia Socialiste – E vetmja forcë udhëheqëse në Shqipëri”, shkruante Balla.
Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë kundërshtuar zhvillimin e referendumit, duke thënë se është farsë dhe turp dhe nuk u shërben socialistëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu