Lidhu me ne

Radar

Antigona Ramosaj flet për bashkëshortin e ndjerë: Nuk mendova ta lidh jetën me një tjetër

Në rubrikën “Gjysma ime” në “E Diela Shqiptare”, ishte e ftuar Antigona Ramosaj, së bashku me dy fëmijët e saj, këngëtarët Alban dhe Beatrix Ramosaj. Pasi rrëfyen lidhjen e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, Antigona tregoi edhe për bashkëshortin e ndjerë, si u njoh me të dhe sa të vështirë e ka pasur jetën si nënë e vetme e Albanit dhe Beatrix. Ajo tregoi edhe momentet më të vështira dhe se ka bërë shumë sakrifica që të rritë fëmijët sa më mirë dhe sa më të edukuar.

Antigona rrëfeu se të atin e fëmijëve të saj e njohu në Gjermani, ku punonte në moshë fare të re tek të afërmit e saj: “Unë atë e njoha sa isha në Gjermani. Isha tek dajat e mi, kishin një restorant të vogël dhe punoja si vajzë dhe një herë a dy herë e kam parë që ka ardhur për darkë dhe më thotë daja im, ‘të kemi fejuar se ai djali shumë i mirë’. i thashë po si më keni fejuar, ndërkohë që unë nuk e njihja fare. Por kam qenë shumë me fat, sepse ka qenë shumë i mirë”.

I ati i Albanit dhe Trixës është ndarë nga jeta 11 vjet më parë, por Antigona nuk e mendoi veten me njëri tjetër pas vdekjes së tij:

Nuk e mendova, ua dedikova fëmijëve, ishte ajo gjëja që doja më së shumti në jetë dhe më vjen keq ndonjëherë nëse s’kam bërë aq sa duhet për këta, por jam munduar me shpirt që mos u mungojë asgjë. Se një femër vetëm pa mbështetje është e vështirë, sidomos në këto kohë që po jetojmë. Jam munduar me shumë sakrificë që të mbaj dhe dy turne që këtyre të dyve të mos u mungojë gjë. Jam shumë e lumtur që u rritën, u edukuan, e morën rrugën e vet, jam shumë e lumtur dhe do i mbështes sa të kem jetë”.

Më tej, Antigona rrëfeu se gjatë një periudhe të vështirë për të, e motra Albërie Hadërgjonaj është kujdesur shumë: “Një moment ka qenë kur kam qenë shumë e sëmurë dhe gati një vit a më shumë i ka marrë Albëria dhe është kujdesur shumë. Pa Albërinë dhe nënën time, unë nuk do kisha arritur dot këtu ku jam, i kam pasur krahë të fortë, ua di shumë për nder se çfarë kanë bërë për mua”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook