Lidhu me ne

Radar

Këta të famshëm mbajnë rekord për numrin e fejesave/martesave

Këta të famshëm mbajnë rekord për numrin e

S’është ndonjë sekret i madh fakti që shumica e romancave të yjeve të Hollyëood-it nuk zgjasin. Lidhje të tilla janë shpesh subjekt spekulimesh, thashethemesh, etj, prandaj të famshmit e kanë edhe më të vështirë të gjejnë qendrueshmërinë tek partneri apo të finalizojnë një marrëdhënie. Disa janë martuar dhe kanë përfunduar të divorcuar, ndërsa të tjerë pavarësisht ndarjeve s’kanë hequr dorë! Në listën më poshtë do të gjeni të famshmit që janë fejuar më shumë herë! 

1.Billy Bob Thornton: 7 fejesa/martesa

Billy Bob është mjeshtër i vjetër kur vjen puna tek zgjedhja e një unaze fejese! Aktori ka qenë 6 herë. 5 të parat, përfshi këtu dhe martesën me Angelina Jolie, përfunduan në divorc. Në 2014-ën, ai u martua me gruan e tij të 6-të, me të cilën është ende.

2. Jennifer Lopez- 5 fejesa/martesa

Sigurisht që Jenny s’mund t’i mungonte kësaj liste! Fillimisht Lopez u martua me kamerierin Ojani Noa dhe ndonëse i thanë njëri-tjetrit “po” me dëshirë të madhe, martesa zgjati më pak se 1 vit. Pak vite më vonë, Lopez u martua me balerinin Cris Judd, martesë e cila zgjati gjithashtu më pak se 1 vit. Pas lidhjes me të, u fejua shpejt me Ben Affleck me të cilin do të martohej, por diçka ndodhi dhe dasma u anullua 10 muaj më vonë. Jennifer qëndroi për 7 vite e martuar me Marc Anthony para se të divorcohej në 2011 dhe 10 vite më vonë, i dha fund një tjetër fejese: atë me Alex Rodriguez. Tani, J.LO i është rikthyer sërish një dashurie të vjetër, Ben Affleck.

3. Marc Anthony: 5 fejesa/martesa

Njësoj si ish-gruaja edhe këngëtari është martuar dhe ndarë plot 5 herë deri tani.

4. Drew Barrymore: 5 fejesa/martesa

Drew Barrymore ka qenë e martuar 3 herë dhe 2 herë të tjera e fejuar. 

5. Johnny Depp: 5 fejesa/martesa

Aktori ka qenë 2 herë i martuar: me Amber Heard me të cilën u divorcua në 2016-ën dhe Lori Anne Allison, martesë që zgjati vetëm 2 vite.  Fejesa të famshme të tjera të aktorit kanë qenë me Sherilyn Fenn, Jennifer Grey, dhe Winona Ryder. Kishte zëra që thoshin se Depp ka qenë gjithashtu i fejuar me të dashurën e shumë viteve, Vanessa Paradis me të cilën aktori qëndroi për 14 vite dhe pati 2 fëmijë.

6. Paris Hilton: 5 fejesa

Hilton ka qenë 5 herë e fejuar, 4 prej të cilave përfunduan në ndarje. Së fundmi, Paris u fejua me sipërmarrësin Carter Reum pas romancës 1-vjeçare.

7. Julia Roberts: 4 fejesa/martesa

Roberts ka përjetuar 2 divorce gjatë jetës së saj dhe dy fejesa të tjera që priteshin të përfundonin në martesa, por u anulluan pak ditë para ceremonisë.

8. Brad Pitt: 4 fejesa/martesa

Martesat e Brad Pitt-it i dini pak a shumë të gjithë. Përveç divorceve të famshme me Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, Pitt ka qenë edhe 2 herë të tjera i fejuar. Në 1989-ën me  Cutting Class për më pak se 1 vit dhe me aktoren Gwyneth Paltrow në ’96-ën, fejesë e cila gjithashtu zgjati 1 vit.

9. Halle Berry- 3 fejesa/martesa

Pas 3 martesave të përfunduara në divorc, thuhet se Berry dhe i dashuri aktual janë fejuar, por s’ka ende asnjë konfirmim për të tilla thashetheme.

Burimi: Pop Sugar

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook