Lidhu me ne

Kryesore

“Shqiptarët janë punëtorë” – Por mediat e qeverisë bëjnë kronika për filipinaset që punojnë tek Oligarkët në Dhërmi-Palasë

Nga Sebastjan Zonja

– Duke marrë shkas nga largimi i (ish) kryeinfermieres së Infektivit Ana Luca në drejtim të Gjermanisë dhe shumë portaleve “qeveritare” që e kanë bërë rrugë çdo dy javë nga një lajm ku na thonë se shqiptarët janë dembela.

Portale afër qeverisë, dhe në marrëdhënie më të afërt me përfitues tenderash korruptivë, kanë nisur të normalizojnë një ide se shqiptarët janë dembelë.
Më herët ka qenë kryeministri Rama që na tha se punë ka, por s’ka profesionistë. Pastaj, kur shoqëria shqetësohet se profesionistët ikin në vende të tjera, kryeministri na qetëson duke na thënë se ka plot bangladeshas.
Menjëherë, ajo që të shkon në mendje është se si ka mundësi që shumë portale të ashtuquajtur të majtë nuk ngrenë problemin e mungesës së organizimeve sindikale, por janë të shqetësuar se në vendin tonë ka shumë dembela.

Kush është ai që ikën me qejf nga vendi i vet, familja dhe miqësia, apo jo miq?

Çudia vijon më tej se si ka mundësi që të bashkëjetojë një filozofi politike e majtë që nuk bën pyetjen nëse zbatohet Kodi i Punës për punonjësin, por kërkon të kënaqë orekset e ndonjërit që ka themeluar monopol.

Shihni sponsorat miq, dhe e kuptoni atë që thotë Orwelli, se nuk është më gazetari, por marrëdhënie me publikun në funksion të biznesit dhe qeverisë ajo që po bëjnë.

Të majtë e të djathtë, marksistë e smithianë, e dinë se monopoli e shkatërron ekonominë.
Po ashtu, të majtë e të djathtë, neomarksistë dhe fridmanianë, e dinë se sindikata është çështje e shtetit të së drejtës, jo e propagandës ideologjike.
Fundja, zotëruesve të këtyre portaleve që mbijnë kudo me fonde oligarkësh, me fonde qeveritare, me komente të paguara nga paratë e socialistëve e demokratëve, që shkruajnë e trumbetojnë se shqiptarët janë dembelë, u duhet thënë se shqiptarët nuk janë skllevër, dhe kur t’i shihni ndonjëherë në rrugë, Pështyjini!
Janë shumë të zinj për të qëndruar indiferent ndaj tyre.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar3 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix3 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix3 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix4 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix4 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix4 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar4 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix4 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix5 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook