Kritike
“Kreu i PD, përgjegjës për situatën e opozitës”/ Lubonja: Basha nuk njeh vetveten
Analisiti Fatos Lubonja ka disa kritika për PD, duke thënë se duhet të njohë vetveten dhe armikun që ka përballë.
Për analistin, tashmë PD nuk ka kundërshtar vetëm qeverinë, por edhe SHBA-të.
Nga studio e Neës 24, Lubonja ka theksuar se përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet PD, është Lulzim Basha.
“Rregulli numër 1 i politikës është njih vetveten, çfarë përfaqëson, vizionin, dëshirat.
Rregulli numër 2, një kundërshtari ose armiku. Në vendin tonë është e ngatërruar, janë mes kundërshtarit ose armikut. Pra njih armikun. Në të dyja rastet, e shoh PD që ka probleme të mëdha, nuk njeh vetveten, kë s’përfaqëson. E shoh me ambiguitete të mëdha. E dyta, edhe sa i përket kundërshtarit apo armikut, është regjim, s’është regjim, fitohet apo jo me zgjedhje. Nuk ka qartësuar problemet. Basha është përgjegjësi kryesor që ka këto paqartësira. Nuk njeh vetveten. S’them që s’do të vijë në pushtet, dhe kundërshtarin herë e bën se mund të hysh, herë thotë Rama-Dashi-Rakipi, pastaj Rama-Doshi. Çfarë raporti ke me oligarkët? Janë shumë mjete që PD i ka të paqarta
Qëndrimin me SHBA, ambasdën, për Berishën. Ky është kundërshtar dhe armik. Kundërshtar them një lojë e barabartë, ke arbitër. Po e përdor si armik, kur ai përdor mjete mbi rregullat e lojës. Kur ai bën shantazhe, diversione, të vjedh vota me kriminelë. Gjithë këto janë armikë.”-tha Lubonja.