Kryesore
“Rama ka penetruar në majën e PD”/ thotë Bujar Nishani
Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani teksa ka replikuar me një demokratët në rrjete sociale, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka penetruar në majën e PD.
Thirrjes së demokratit për bashkim të vlerave dhe kontributeve në PD, Nishani i është përgjigjur, se Lulzim Basha me çdo kusht po tenton ta kthejë PD në OJQ.
“Pushtetin e votave të vjedhura e ndihmon çdokush që tenton ta kthejë PD-në një OJQ dhe ta mbajë nën kontrollin e njerëzve që Edvin Rama i ka penetruar në majën e PD. Po nuk e kuptuam dhe reaguam këtë radhë do të jemi të gjithë bashkëfajtor”, ka thënë Nishani.