Gatime
Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur
nga AgroWeb
Spinaqi mbetet një zgjidhje e pazëvendësueshme për shtimin e niveleve të hekurit në organizëm. Foto: Flickr
Lexoni për produktet e pasura me hekur që mund t’i shtoni në ushqimin tuaj që të rrisni nivelet e hemoglobinës.
Sa herë që flasim për ushqime të pasura me hekur, produkti i parë që na vjen ndër mend është spinaqi. Të paktën kështu ndodh me ne Shqiptarët.
Por po të lexoni këtë artikull të përgatitur nga AgroWeb.org do të mësoni fakte shumë interesante mbi burimet natyrale alternative të hekurit.
Kjo e fundit është një element i qelizave të kuqe të gjakut që i japin këtij të fundit ngjyrën e kuqe. Ajo është e nevojshme për të transportuar oksigjen dhe ujë nëpërmjet organeve tek i gjithë organizmi.
Pamjaftueshmëria e hemoglobinës do të thotë që gjaku nuk ka ndihmë për shpërndarjen e oksigjenit gjë që shkakton ndjesinë e lodhjes dhe rraskapitje tek njeriu.
Shenjat e mungesës së hekurit
1. Lodhje gjatë gjithë kohës
2. Zhvillim të pakët fizik dhe mendor tek fëmijët dhe ecuri jo e mirë në shkollë
3. Inflamacion në gjuhë
4. Probleme në temperaturën e trupit
5. Sistem të dobët imunitar
Frutat e pasura me hekur
1. Domatet e thara
A e dinit se 100 gramë domate të thara në diell përmbajnë deri në 9.1 mg hekur? Doza e rekomanduar ditore e hekurit për të rriturit është 18 miligram, ndërsa për fëmijët është 10 miligram.
Kjo do të thotë që domatet e thara në diell ofrojnë më shumë se 50% të dozës ditore të hekurit. Për fat të mirë vetë domatja në përgjithësi- e freskët apo edhe e gatuar- është një burim i pasur hekuri.
Megjithëse të gjithë i njohim si perime, domatet klasifikohen si frut botanikisht.
2. Kajsi të thara
Kajsitë e thara janë të shijshme dhe një burim i pasur hekuri dhe antioksidantësh që promovojnë bukuri, shëndet dhe vitalitet tek të rinjtë dhe të moshuarit.
Në 100 gramë kajsi të thara do të gjeni më shumë se 50 përqind të dozës ditore të hekurit.
Kajsitë e freskëta shuajnë etjen, por ato të thata janë mënyra më e mirë dhe më e lirë për t’i ofruar organizmit hekurin e nevojshëm gjatë gjithë vitit. Ato mund të ruhen për muaj të tërë.
Kajsitë janë të pasura me fibër, që do të thotë se sheqeri që ato përmbajnë çlirohet gradualisht në gjak dhe ndihmon në mbajtjen e një niveli të ekuilibruar të sheqerit në gjak.
3. Rrushi i thatë
Këto fruta të thata mund të duken të zakonshme, por në të vërtetë kanë më shumë hekur se shumica e frutave të tjerë. Në një gjysëm filxhani me rrush të thatë do të gjeni 1.6 miligramë hekur.
4. Hurmat e freskëta
Hurmat janë një frut i shkëlqyer për t’u shijuar. Kanë ngjyrë portokalli dhe shpesh ngjajnë me domatet sa i përket vlerave të tyre.
Hurmat janë shumë popullore në Shqipëri ku konsiderohen një frut i mirë falë antioksidantëve, vitaminës C, hekurit dhe ushqyesve të tjerë që përmbajnë.
5. Manat
Manat i gjejmë në tre ngjyra: të kuqe, të bardha dhe të zeza. Ato konsiderohen si super fruta të dobishme për diabetikët dhe jo vetëm.
Ato janë të pasura me hekur që i bën një zgjedhje të shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga anemia dhe ata që duan të rrisin nivelet e hemoglobinës. Në çdo 100 gramë mana do të gjeni 1.8 miligramë hekur.
6. Hurmat e Arabisë
Ato janë të ëmbla, plot energji dhe vlera ushqimore. Hurmat e Arabisë nuk kanë kolesterol dhe kanë pak yndyrna.
Janë tepër të rekomandueshme për femrat shtatzënë dhe për ato që janë në prag të lindjes sepse i japin asaj shumë forcë dhe qëndresë.
Hurmat e Arabisë janë një burim i çmuar hekuri që rrit nivelet e hemoglobinës në gjak. Në 250 gramë hurma arabie do të gjeni 3 miligramë hekur.
Mjekët sugjerojnë që njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të shmangin këto fruta të veçanta.
7. Boronicat
Në botë do të gjeni disa lloje boronicash, por më të zakonshmet janë ato që përdoren për përgatitjen e reçelit dhe marmelatës.
Këto fruta të vogla nuk duhen nënvlerësuar sepse janë të pasur me hekur. Në 100 gramë boronica ndodhen 1 miligram hekur.
8. Kumbullat e thata
Kumbullat e thara në mënyrë natyrale në diell ose ndryshe të “dehidratuara” kanë një ngjyrë të errët dhe lëkurë të rrudhosur. E megjitatë në 100 gramë kumbulla të thata gjenden 9% të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.
9. Shega
Në shumë vende të botës, shega është fruti më i rekomanduar për të gjitha sëmundjet që kanë lidhje me gjakun, përfshirë aneminë ose pamjaftueshmërinë e hekurit.
Shega është një nga ushqimet më të lashta në botë. Ajo është e këshillueshme për të rritur pjellorinë tek njerëzit.
Disa prej përbërësve të shegës janë të dobishëm për zemrën dhe enët e gjakut.
Shega lufton depresionin dhe është një frut i rëndësishëm edhe nëse nuk vuani nga mungesa e hekurit.
10. Perimet e gjelbra
Perimet e gjelbra, lakërishtet dhe barishtet mbeten një zgjidhje e pazëvendësueshme për shtimin e niveleve të hekurit në organizëm. Mos i neglizhoni por përdorini sa më shpesh./AgroWeb.org