Sport
Christian Eriksen poston foton e parë nga spitali: Jam mirë. Tani do bëj tifo për djemtë e skuadrës
Fundjavën që shkoi Christian Eriksen ishte në mendimet e kujtdo që e pa të shembej në mes të fushës teksa luante në Euro 2020.
Pësoi një atak kardiak, por për fatin e mirë dhe ndihmën e dhënë në kohë, e kaloi.
Ka postuar foton e parë pas incidentit që i ndodhi dhe shkruan: “Përshëndetje të gjithëve
Një falenderim të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time.
Jam mirë – në këto rrethana që ndodhem. Ende duhet të bëj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tashmë, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë Danimarkën ?? Christian”, shkruan Eriksen.