Kritike
Zgjedhjet në PD, Bushati: Parti duke vdekur, pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje
Analisti Andi Bushati ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë për kryetarin e ri të PD, ku fitues doli sërish Lulzim Basha.
I ftuar në Open, Bushati tha se Partia Demokratike është duke vdekur përderisa pranon një njeri që vetëm sjell humbje.
Sipas tij, ndërsa kryetari rrit mbështetjen brenda partisë, kjo duhet të jetë kambanë alarmi.
Bushati: Duke dëgjuar Salianjin, mu duk sikur kishte vjedhur fjalorin e Edi Ramës për 25 prillin. Pra, të njëjtën mbrojtje që bënte Edi Rama me këtë bashkimin në fund se kështu tha dhe ai të bashkohemi me opozitën, duken se ata që kanë humbur janë pak emocional po do i dalë ky emocioni. Në fakt, nuk dua të merrem me gjithë këto akuzat siç tha Salianji pa fakte. As maskaradë, as mungesë në lista, as kohë e shkurtër. Për të vënë pikat mbi “i”, na mjafton vetëm një gjë.
Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prapë por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasë. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.
Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit.