Deputeti socialist Ben Blushi bisedoi me gazetarën Ilva Tare në emisionin Tonight.
Deklaratat e tij kryesore ishin:
Për Rilindjen
- Falimentimi më i madh në Shqipëri është Rilindja. Është e gjitha një falimentim në kuptimin administrativ dhe qeverisës. Është një pushtim i një partie për të pushtuar një qeveri.
- [Rilindja] Do të konsiderohet falimenti më i madh politik në Shqipërinë moderne nga viti 1991 deri më sot.
- [Rilindja] Po i shërben një grupi pasanikësh që janë shumë pak dhe nuk janë përfaqësues. Dje kishin PD sot kanë Rilindjen. Ata janë gjithmonë në pushtet.
- Sali Berisha dhe Rama qeverisin njësoj, të dy kanë marrë borxh, qeverisin për të pasurit, kanë të njëjtën klientelë.
- Të gjithë ata që marrin ndihmë ekonomike duhet të dyfishohet..të paktën 100 mijë lekë të vjetër. Në qoftë se Rilindja nuk harxhon kaq shumë lek për palma dhe shpenzime luksi. Çdo ditë bën një miting. Është kosto makijazhi. Në qoftë se këto lekë prioritarizohen, të varfrit e Shqipërisë do të jetojnë pak më mirë.
- Shqiptarët e votuan [Ramën] për të hequr Berishën nga pushteti dhe për premtimet. Shëndetësia falas nuk është. 300 mijë vende pune nuk janë hapur. Taksë progresive absolutisht. Investime publike…vetëm kulla dhe pishina…sheshet e Shqipërisë po shëmtohen. Edhe shijet estetike janë komponentë i shëmtuar i Rilindjes.
Për referendumin e 9 prillit në Partinë Socialiste
- E gjithë kjo puna e referendumit [për mandatin e kryetarit të PS-së] është një truk dhe manipulim i pastër. Qëllimi është që Rama të marrë mandatin pa zgjedhje. Keni parë njeri të marrë mandat pa zgjedhje.
- Unë kam thënë që unë nuk votoj, sepse nuk mund të legjitimoj një shkelje.
- Unë kam kërkuar vëzhgues dhe nuk më është dhënë e drejta. Kam kërkuar të ketë fushatë, fushata është ndaluar. Kam kërkuar të ketë numërues. Kush do ti numëroj, Rama?!
- Vota e tyre [e socialistëve] nuk do të numërohet, ky është parim stalinist. Pra nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron.
- Nuk ka asnjë organizatë në botë që i heq të drejtën vetes për të zgjedh atë që e drejton dhe ja delegon në rastin tonë LSI.
- Mund të përfundojë se në qoftë se Rilindja dhe PD-ja e Sali Berishës bëjnë koalicion në Parlament, larg qoftë…e di se çdo thotë kjo për socialistët? Që kryetarin e Partinë Socialiste e zgjedh Sali Berisha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu