Kryesore
Vendimet që u morën në kongres, Rama fokusohet te administrata dhe socialistët. Ruçi largohet, vajza e Finos i bashkohet partisë
Kongresi i PS, i cili nisi në orën 17.30 zgjati rreth tre orë. Në të morën pjesë 3 mijë delegatë socialistë. Në kongresin e sotëm u morën gjashtë vendime:
1. Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021
2. Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021
3. Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë
4. Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti
5. Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë
6.Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal te administrata publike, ku theksoi se në mandatin e tretë do të largohen punonjësit e “arrogantë dhe injorantë”, si dhe ata që janë punësuar pa meritokraci. Gjithashtu tha se PS nuk do të mbrojë asnjë socialist që shkel ligjin.