Radar
Kuriozitet interesant / Zhytësi 56 vjeçar: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda
Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe, ka qendruar brenda gojës së saj 30 sekonda dhe më pas është përshtyrë nga ajo. Michael Packard po shkonte për zhytje në brigjet e Cape Cod ditën e djeshme në mëngjes kur papritur ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua.
Në fillim, ai, mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por kur e kuptoi se nuk ndjente dhëmbët e mprehtë dhe nuk kishte dhembje, filloi të kuptojë se çfarë kishte ndodhur.
56-vjeçari tregon:
E kuptova, o Zot, unë jam në gojën e një balene … dhe ajo po përpiqet të më gëlltisë. Dhe unë mendova me vete në rregull, kaq ishte, unë do të vdes.
Packard, i cili është një zhytës me përvojë, filloi të mendonte për gruan e tij dhe djemtë, 12 dhe 15 vjeç dhe filloi të luftojë brenda gojës së bishës derisa, tha ai, pa një dritë dhe balena filloi të tundte kokën duke e pështyrë atë. Zhytësi tregon se ky ishte një moment lehtësimi për të dhe ka ‘fluturuar’ menjëherë për të dalë nga uji.