Kryesore
Përshtypje turistësh, kalimtarët nuk respektojnë vizat e bardha
I ndjemë të gjithë temperaturat e larta dhe të pazakonta ditën e së mërkurës në mbarë vendin. Ata që ishin më me fat arritën t’i shpëtonin të përditshmes në një ditë të mërkure dhe i’u drejtuan bregdetit, ndërsa pjesa tjetër më me pak fat qëndroi në punë. Por, ata që e shijuan vërtet verën e parakohshme nuk ishin shqiptarët, por një turistësh danezë.
Të rinjtë me veshje terësisht verore tërhoqën vemëndjen e kalimtarëve teksa kishin qëndruar tek shkallët e Piramidës dhe po soditnin qytetin pa u shqetësuar nga asnjë. Të intervistuar nga News 24, ata treguan eksperiencën që po kalonin në Shqipëri, sidomos në një ditë gati afrikane si ajo e 6 prillit.
“Nuk e kuptoj sesi ju shqiptarët dilni me xhinse dhe të veshur trashë. Ne jemi një grup gjimanzistësh nga Danimarka që jemi të interesuar të njohim kulturën dhe historinë e vendit tuaj, por ajo që po shijojmë më tepër është kjo ditë si e sotmja. Kemi vizituar Vlorën dhe tashmë Tiranën. Njerëzit janë mjaft të ngrohtë, ashtu si dhe koha. Kujdesemi të lyhem me krem dielli pasi në Danimarkë në këtë periudhe temperaturat maksimumi gjatë ditë arrijnë në 9 gradë. Megjithatë na kanë bërë dy gjëra përshtypje: Çmimet e ushqimeve 5 herë më të lira se në vendin tonë dhe kalimtarët që nuk respektojnë vizat e bardha. Tanimë kemi filluar edhe ne bëjmë si ata, kalojmë ku të duam” ka thënë njëra nga vajzat me humor./News24
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu