Lidhu me ne

Kryesore

Sali Berisha kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljet e fundit mediatike ka mbajtur qëndrime të drejtpërdrejta dhe mjaft të forta kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lideri historik i demokratëve, mbrëmjen e djeshme në studion e Syri tv, ka bërë një një paralajmërim mjaft të fortë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike.

I pyetur nëse do të rikthehet në krye të PD-së, Berisha është përgjigjur se “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më”.

Por, deklarata e djeshme Sali Berishës, duket një paraljamërim por edhe një kërcënim publik për Lulzim Bashën.

Ajo çfarë është e kuptueshme qartë, është fakti se Sali Berisha po e ndëshkon hapur Lulzim Bashën, pas vendimit të DASH, i cili i ndalonte hyrjen në SHBA ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij.

Deklaratat e Berishës, tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.

Por, deklarata e djeshme e Berishës, nuk është i vetmi qëndrim që ai ka mbajtur kundër Lulzim Bashës.

Vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit të DASH,  në një qëndrim të mbajtur në rrjetet sociale, duket se Berisha i dërgonte një mesazh të qartë Lulzim Bashës.

Unë gjithashtu kam denoncuar në mediat shqiptare dhe të huaja, duke ditur shumë mirë pozicionin por edhe lidhjet e panumërta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin më kryesor të politikaneve të sotëm dhe në gjykimin tim, si një armik të vërtetë të demokracisë në vendin tim.”-shkruante Berisha, në datën 19 maj.

Po ashtu në studion e “Opinion”, në datën 20 maj, Sali Berisha ka ekzekutuar politikisht Lulzim Bashën, duke i faturuar atij përgjegjësinë për çdo vendim politik të Partisë Demokratike, që solli edhe dështimet e njëpasnjëshme që pasi drejtimin e saj e mori Lulzim Basha.

Berisha ka mohuar të ketë pasur ndikim ai në vendimin për të futur demokratët në çadër në vitin 2017, duke thënë se “A mund ta imagjinojë kush që Sali Berisha të të fusë në çadër? Kurrën e kurrës. Ata që më njohin mua nuk mund ta thonë kurrë. Unë jam njeri i shesheve. Ai ka qënë vendim vetëm i Lulzim Bashës”.

Po ashtu, edhe për vendimin për të djegur mandatet e deputetëve në 2019, Berisha e tha qartë se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën, se ky vendim mund ta çonte në katastrofë.

Kushdo që mendon se atë vendim e mora unë më nderon. Por, nuk është ashtu. Unë e kam paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë fitore, por edhe mund të të çojë në katastrofë”-deklaroi Berisha.

Berisha mohoi të jetë ai përgjegjës edhe për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Berisha tha se “Nuk ka qënë vendimi im, nuk jam përfshirë fare. Unë vetëm sa respektoj vendimet e kreut të partisë”.

Por, Berisha nuk është ndalur me kaq.

I pyetur nga Favziu edhe në lidhje me akuzat për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës, sërish Berisha gishtin e drejtoi nga Lulzim Basha.

Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje. Akuzat kanë qënë për ministrin”-është shprehur Berisha, duke iu drejtuar kështu Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka qënë ministër i Transportit.

Gjithashtu, Berisha ka folur në lidhje me garën brenda PD-së, duke mbajtur një qëndrim të hapur kundër Lulzim Bashës.

Vetëm pak ditë më parë, në studion e emisionit “PolitikOn”, Berisha ka theksuar se PD tashmë kishte detyra të tjera dhe jo të afronte datën e zgjedhjeve.

Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtarë, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim”-është shprehur Berisha.

Deklarata e Berishës, dhe qëndrimi që ai mbajti në lidhje me garën për kreun e PD-së, duken qartë se ai tashmë është kundër Lulzim Bashës, i cili po zhvillon farsën e radhës, për të mbajtur karrigen e kryetarit.

Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar disa ditë më parë nga DASH.

Deklaratat e Berishës tregojnë qartë se tashmë kemi një Lulzim Bashë të vetmuar dhe të braktisur.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix15 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix17 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix18 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix18 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar21 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar21 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook