Sport
Gjyshja 100 vjeçe me krevat në stadium
Pa dyshim që lajmi më i çuditshëm i ditës ka ardhur nga Turqia, më saktë nga klubi i Beshiktashit.
Një gjyshe 100-vjeçare, Mereme Ruaxhan ëhstë futur në histori, teksa ka përmbushur dëshirën e saj për të parë stadiumin e ri qtë Beshiktashit “Vodafone Arena” me kapacitet 43,500 vende.
Stadiumi pritet të përurohet gjatë prillit, por gjyshja ka kërkuar që ta shohë më parë stadiumin sepse ajo ka frikë mos ndërron jetë para se të jetë vonë. Ajo është shtruar në spital për një sëmundje të rëndë.
Dhe klubi që kryeson kampionatin turk në bashkëpunim me spitalin ka vendosur të marrë gjyshen-tifoze e thekur e Beshiktashit për një vizitë në stadium, duke përdorur një krevat-spital portativ.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu