Kryesore
Ngjarjet më të rëndësishme të datës 7 prill
7 prill 1795-Franca miraton metrin si masë themelore të gjatësisë.
7 prill 1939-Italia pushton Shqipërinë, ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare.
7 prill 1946-KF Partizani luan ndeshjen e parë në historinë e tij. Skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me Tiranën me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit, por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.
7 prill 1948-Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjenci e OKB-së.
7 prill 1983-Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut – 80 mijë vjeçar.
7 prill 2011-Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e presidentes. Po ashtu, ajo është e para femër në historinë moderne të Ballkanit./Shekulli
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu