Radar
Hante lopët…
Një krokodil pak më shumë se 6 metra i gjatë, rreth 363 kilogramë, është vrarë të shtunën në Okeechobee, Florida, të SHBA-ve, pasi prej kohësh terrorizonte bagëtitë e një fermë.
Krokodili është vrarë nga pronarët e fermës “OutWest”, pasi ata kishin zbuluar që ishte ky grabitqar që hante lopët e tyre kur ato afroheshin në pellg për të pirë ujë. “Zbuluam mbetje të kafshëve në ujë dhe ishim të detyruar të besonim se ishte krokodili ai që i sulmonte”, kanë thënë pronarët e fermës.
Për shkak të madhësisë së krokodilit, ata përdorën një traktor për ta nxjerrë nga uji, ndërsa nuk ngurruan t’i bënin edhe foto.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu