Kryesore
Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë
Deputeti i zgjedhur i PD Ervin Salianji ka reaguar pas vrasjejeve te fundit në Vlorë dhe plagosjes në Dimal. Salinaji shkruan se qeveria duhet të kryejë detyrën duke shtuar se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë.
“Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal…. Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit.
Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve. Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën! Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!”, shkruan Salianji.