Kioske
Djaloshi i braktisur, avash avash po bëhet “gangster” :))
Ju kujtohet fotografia mallëgnjyese e punonjëses që i jepte ujë fëmijës Nigerian në gjendje të tmerrshme fizike? Tashmë ajo njihet si punonjësja “ëngjëll”, pasi shpëtoi djaloshin e braktisur nga familja.
Fëmija ishte në gjendje shumë të keqe fizike dhe shëndetësore në momentin që Anja e pa për herë të parë. 2-vjeçari ishte braktisur nga familja e tij pasi e quajtën “shtrigan”. Në shumë vende të Afrikës, akuza të tilla janë shumë të shpeshta dhe sidomos në Nigeri, për shumë gjëra që mund të ndodhin, banorët shprehen se kanë ndodhur për shkak të aftësive të tyre prej shtriganësh. Ajo sapo e pa fëmijën të endej nëpër pluhur i vetëm dhe i zhveshur, vendosi t’i vinte një emër dhe e quajti atë Hope (Shpresë). Anja Loven besonte se mund t’i kthente atij një jetë normale, dhe mesa duket besimi i saj tashmë ka dhënë frytet e veta. Djali i vogël e ka marrë veten dhe gati nuk njihet që është i njejti. “Hope është si djali im për mua. E dua atë fëmijë aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Ishtë e tmerrshme të shikoje një 2-vjeçar në atë gjendje. Unë para 20 muajsh u bëra nënë për herë të parë dhe mendova njësoj siç do mendoja për fëmijën tim,” ka thënë Anja për Daily Mail.
Hope ka patur përmirësime ditë pas dite dhe punonjësit e spitalit, së bashku me Anjën, kujdesen në çdo hap të tijin. Hope ka prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën dhe vetëm një ditë pasi fotoja e tij u shpërnda në internet, janë bërë donacione nga e gjithë bota të cilat kapnin shifrën prej 1 milion $ dhe u përdorën për shërimin e tij./DailyMail
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu