Lidhu me ne

Radar

Zemërim në Itali: Lirohet nga burgu Giovanni Brusca, vrasësi i Giovanni Falcones

Është liruar nga qelia bosi i mafias siciliane, Giovanni Brusca, krimet e tmerrshme të të cilit përfshijnë gjyqtarin Giovanni Falcone dhe vrasjen e një fëmije me acid. I quajtur “vrasësi i njerëzve”, Brusca ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Antimafias në Itali, Giovanni Falconen.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Lirimi i tij pas 25 vitesh burg ka zemëruar të afërmit e viktimave të tij. Ai tani do të jetë i lirë me kusht për katër vjet.

Por kush është Giovanni Brusca?

Tashmë 64 vjeç, ai ishte një figurë kryesore brenda Cosa Nostras, grupit të Mafias Siçiliane.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Në vitin 1992, ai shpërtheu bombën që vrau hetuesin kryesor të Italisë, gjyqtarin Giovanni Falcone, në një nga çështjet më famëkeqe të vrasjeve në vend. Gruaja dhe tre truprojat e Falcones u vranë gjithashtu në sulm, pasi po udhëtonin bashkë.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Kjo vrasje ndodhi vetëm dy muaj pas vrasjes së kolegut të Falcones, Paolo Borsellinon, ngjarje që tronditi Italinë dhe që çoi në ligje të reja më të ashpra anti-Mafia.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Brusca ka rrëfyer rolin e tij në më shumë se 100 vrasje. Një nga më të tmerrshmet ishte vrasja e Giuseppe Di Matteo, djalit 11-vjeçar të një mafiozi tjetër që e kishte tradhtuar. Brusca e rrëmbeu dhe e torturoi djalin para se ta mbyste dhe t’i hidhte acid në trup. Për këtë arsye, familja as nuk mundi të varroste fëmijën.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Pas arrestimit në vitin 1996, ai bashkëpunoi me drejtësinë që t’i ulej dënimi. Ai ndihmoi hetuesit të gjurmonin gangsterët përgjegjës për disa sulme mafioze në vitet 1980 dhe 1990.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Por lirimi i Bruscës ka shkaktuar hidhërim dhe zemërim tek familjarët e disa prej viktimave të tij.

Gruaja e njërit prej truprojeve të vrarë, Tina Montinaro, tha për gazetën Repubblica:

“Shteti është kundër nesh, pas 29 vitesh ne ende nuk e dimë të vërtetën në lidhje me masakrën dhe Giovanni Bruscan, njeriun që shkatërroi familjen time. Ai tani është i lirë” .

Maria Falcone, motra e gjyqtarit, tha se ishte trishtuar nga lajmi, dhe që ligji i dha të drejtën Bruscas të linte burgun.

Zemërim në Itali: Ky është vrasësi i Giovanni Falcones

Disa politikanë italianë dënuan lirimin e tij gjithashtu:

“Pas 25 vitesh burg, shefi i mafias Giovanni Brusca është një njeri i lirë. Kjo nuk është ‘drejtësia’ që meritojnë italianët,” shkruante Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë La Lega.

“Është një grusht në stomak që të lë pa frymë,” deklaroi Enrico Letta, kreu i partisë Demokratike të qendrës së majtë.

*Tiranapost.al.

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar51 minuta më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar2 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix2 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore4 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix4 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Facebook