Lidhu me ne

Kryesore

Nikoll Lesi / Hidhet në “krahët” e Ramës

Gazetari Nikoll Lesi, pasi “dështoi” me dy parashikmet e tij, një herë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj 2020, pastaj “ëndërra” me zgjedhje vendore në muajin tetor 2020, duket se tani ka filluar ta “dredhë”.

Edhe pse ka qënë një mbështetës i flaktë i Ilir Metës dhe një “shërbyes” i devotshëm i LSI-së, duket se së fundi Nikoll Lesi është zhgënjyer nga Meta dhe është hedhur në “krahët” e Edi Ramës.

Në një shkrim të publikuar në Koha Jonë, Nikoll Lesi sulmon Ilir Metën se pse nuk e dekoroi gazetën e tij, në 30-vjetorin e krijimit.

Përvjetori ishte me 11 maj 2021. Fiks 30 vite KOHA JONE.

Por asgjë, as dekoratë për gazetën, as për emrat më të spikatur në historinë e kësaj gazete.

Dekorata është vlerësim, respekt që Shteti kryen ndaj një individi apo grup personash që punojnë për një të mirë të përbashkët. Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt! Eshtë fakt publik se mbi 80 për qind e analistëve dhe drejtuesve kryesorë në mediat e shkruara dhe audiovizive kanë dalë nga dyert e KOHA JONE.

Zoti President!

E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend.

Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakord me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit.”-shkruan Nikoll Lesi.

Ndërsa në tjetër shkrim, të publikuar në Koha Jonë, Nikoll Lesi shpreh gjithë “dashurinë” për Edi Ramën.

Nikoll Lesi shkruan se kryeministri Edi Rama po i bën shqiptarët të ndjehen njerëz. Duke ju referuar finales së Kupës së Republikës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, Lesi shkruan se qeveria ka punuar shumë që të arrihej një rezultat kaq i mirë.

Dje kryeministri Rama dha një sinjal publik se pandemia është vënë nën kontroll dhe se hapja e vendit po bëhet de facto për një publik më të gjerë. Bile ai shkoi edhe me tej kur dha dritën jeshile që nalja e Kupës së Republikës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut të zhvillohej me tifozë. Kjo ishte hera e parë pas një viti e kusur që njerëzit ndjeheshin njerëz, pa frikën e virusit që na futi nëpër “bunkierë”.

Tifozët hynë në stadium, natyrisht me distanca të lejuara nga ministria e shendetsisë, por ama ishin si dikur e në një kohë, si para dy vitesh. Kryeministri e lejoi, me sa duket, jo vetëm për të bërë njerëzoren me tifozët e shumtë, por edhe për të dërguar mesazhe paqeje të tifozët shkodranë. Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali kishte insistuar dhe falenderoi kryeministrin dhe ministren e shendetsisë për gjestin dashamirës ndaj tifozëve, çka duhej bërë, në këtë rast edhe nga deputetët e PD dhe LSI të qarkut Shkodër. Ndeshja kishte edhe tifozë të Skëndërbeut dhe shikues të lodhur nga pandemia e që donin pak relaks, porse kryesisht ishte sinjal për shkodranët.”-thuhet në shkrim.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime13 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix14 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix14 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix14 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore14 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar15 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook