Radar
Kush e fiton Lotarinë Amerikane ?
Llalla: Stafi shqiptar në ambasadën e SHBA i lidhur me komunizimin, lotarinë e fitojnë kjo kategori
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla në një dalje të rrallë publike mbrëmjen e së hënës, bëri një denoncim serioz kur tha se stafi shqiptar i ambasadës amerikane është tërësisht komunist dhe pasardhës nomenklatura.
Për më tepër ai hodhi dyshime serioze për manipulimin e lotarisë amerikane kur tha se të gjithë fituesit e saj vijnë nga kjo kategori.
“Realisht ndjej një zhgënjim, nisur që nga ambasada që kemi këtu e cila pala shqiptare personeli është i gjithi pasardhës të nomenklaturës së kuqe të zyrtarëve më të lartë të kohës së komunizmit, dhe çuditërisht të gjithë ata që zgjidhen nga lotaria amerikane janë nga kjo kategori”, deklaroi ai.