Kryesore
Zgjedhjet në PD, Basha: Rama nuk do që unë të jem Kryetar
“Edi Rama nuk do që unë të vazhdoj të jem në krye të Partisë Demokratike”, Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat demokrate në Dibër teksa iu kërkoi që të vazhdojnë së bashku edhe pas 13 Qershorit, ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
Basha tha se e vetmja gjë që ka në dorë Rama është të përçajë opozitën dhe demokratët nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. Kryedemokrati shtoi më tej se “paqartësitë që mund të zotërojnë në mendjen e ndokujt, mos të kthehen në arsye për t’i rënë me shkelmë asaj që kemi ndërtuar së bashku gjithë këto vite sakrificash:
“I vetmi mjet që Edi Rama ka për t’i shpëtuar të pashmangshmes që është përballja që po vjen jo vetëm thjesht me zemëratën e demokratëve, por me zemëratën e një populli të tërë që u është mohuar dhunshëm por përkohësisht ndryshimit, e vetmja gjë që ka në dorë është që të na përçaj. Le ta themi troç, drejtëpërdrejtë: nuk do Edi Rama që ne të vazhdojmë betejën bashkë dhe nuk do që unë të jem në krye të kësaj beteje.
Unë jam këtu për t’ju kërkuar të kundërtën, së pari që ta konsiderojmë këtë garë që po e bëjmë për hirë të rregullave dhe vlerave tona statutore si një mundësi ë artë për të dal më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur për aksionin politik që na pret. Së dyti, që paqartësitë apo turbullirat që mund të zotërojnë në mendjen e ndokujt po në zemrën e ndokujt, mos të kthehen në arsye për t’i rënë me shkelmë asaj që kemi ndërtuar së bashku gjithë këto vite sakrificash e në veçnti në këtë betejë epike me regjimin që kyen deri më datë 25 prill.
Pra, t’ia mohojmë kundërshtarit tonë dhe armikut të demokracisë dhe të shqiptarëve, kënaqësinë që këtë garë që e bëjmë për hir të regullave, ta khejmë në një mundësi për të na lidhur duart nga mbrapa, për t’u marrë me veten tonë, po le ta kthejmë në një bashkim të jashtzakonshëm përmes pjesëmarrjes masive më 13 qershor si një stacion të rëndësishëm pë t’i treguar shqiptarëve që demokratët e dibres dhe mbarë Shqipërisë janë në këmbë dhe pë të na dhënë edhe një herë veglat, instrumentet, mundësinë për ta vazhduar betejën deri në stacionin e fundit, deri në rrëzimin e regjimit dhe sjelljen e demokracisë dhe të fitores të Partisë Demokratike.” tha Lulzim Basha në Dibër.
Kujtojmë se në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Basha ka përballë tre kandidatë: Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehajn.