Lidhu me ne

Gatime

Për një performancë më të mirë, ja kur është koha e duhur për të konsumuar kafe

Kafja mund të jetë mbështetja e çdokujt për të qëndruar vigjilent dhe produktivë gjatë ditës. Stimulon sistemin nervor të trupit dhe na ndihmon të përqëndrohemi më mirë.

Sigurisht që ka edhe disa dobësi. Ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë rrjedhën e mendimit dhe të folurit, dridhjet e muskujve, të përzierat, ankthin dhe pagjumësinë.

Ndjenja e gatishmërisë pas një filxhani kafe mund të zgjasë deri në gjashtë orë, mesatarisht. Kjo është arsyeja pse koha kur e konsumojmë ka rëndësi gjithashtu.

Pra, kur është koha më e mirë e ditës për të pirë kafe nëse doni nxitje sa më të mirë në punë? Ja çfarë thonë studiuesit dhe dietologët:

Koha ideale mund të ndikohet nga mosha juaj…

Për të rinjtë, një kafe në mëngjes mund të ndihmojë në rritjen e performancës. Një studim i botuar në 2016, përfshiu studentë që ishin pirës të rregullt të kafesë. Studiuesit i testuan dhe zbuluan se ata që konsmuan kafe në orën gjashtë të mëngjesit para provimit, patën një përformancë më të përmirësuar se ata që e kosnumuan kafen në orën dy të drekës.

Por nuk mund t’i fshijmë vlerat e kafes gjatë drekës, sidomos për të moshuarit, të cilët kanë një tendencë të të përjetojnë një rënie të performancës së kujtesës nga mëngjesi në pasdite.

Gjithashtu konsumimi i kafes varet edhe nga funksionimi biologjik i trupit tuaj.

Kafeina hyn në fuqi menjëherë pas konsumimit, prandaj keni parasysh se duhet të jeni pothuajse “zgjuar” para se të pini një filxhan.

“Ajo që po mësojmë është se çdo qelizë e trupit tonë ka orën e vet biologjike. Nëse përdorni kafeinë … për të zgjuar trurin tuaj, nuk do të thotë që pjesa tjetër e trupit është në të njëjtën zonë kohore. Mund të keni një performancë të mirë, por mund të ndiheni të plogësht ”, tha Zhaoping Li, një profesor i mjekësisë dhe shefi i divizionit të ushqyerjes klinike në Universitetin e Kalifornisë.

Li tha se nuk ka hulumtime përfundimtare nëse një kafe në mëngjes apo pasdite është më e mira. “Ne përpiqemi t’i trajtojmë të gjithë njësoj në një kuptim, por nuk është kështu,” tha ai, duke vënë në dukje se mosha, etnia dhe kultura mund të ndikojnë të gjitha në cilën kohë të ditës është më e mira që ju të pini kafe për performancën gjatë punës.

Li sugjeron të pini kafe në orë të ndryshme të ditës së punës dhe të shihni se si ndiheni.

 “Njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës duhet ta konsumojnë mëngjes, për të parandaluar shqetësime të gjumit, ankth, rrahje të shpejta të zemrës dhe simptoma të tjera të tepërt të kafeinës.”

MË TEPËR

Mix11 minuta më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix16 minuta më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix52 minuta më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar57 minuta më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar1 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix1 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar2 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar2 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet4 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar5 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook