Lidhu me ne

Kryesore

Më thjesht se kaq nuk do ta kuptonit kurrë skandalin e Panama Papers!

Fig.1
Tani mendoni sikur keni një arkë kursimi ku fusni ditë për ditë një sasi lekësh.
Fig.2
Ndodh që mamasë tuaj i pëlqen të kontrollojë sesa para fusni apo nxirrni nga arka. (Mamaja juaj simbolizon qeverinë e vendeve ku individë të ndryshëm, për shkak të statusit të tyre, janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurisë.)
Fig.3
Ju nuk e duroni dot këtë gjë, prandaj vendosni që arkën ta çoni tek shtëpia e Benit.
Fig.4
Mamaja e Benit nuk ka kohë të merret me paratë tuaja, prandaj ju mund t’i lini ato atje pa e marrë vesh askush. (Mamaja e Benit simbolizon qeveritë e vendeve “offshore”. Shtete si Zvicra, ishujt Kajman apo Bermuda ofrojnë lehtësira bankare të tipit: nuk kërkojnë informacion rreth mënyrës sesi i keni fituar këto para. Kështu që për t’ju shmangur taksave mbi fitimin në vendet respektive, individë të ndryshëm zgjedhin që një pjesë të parave t’i depozitojnë në këto vende.)
Fig.5
Të gjithë fëmijëve në lagje u duket fantastike ajo që po bëni, kështu që edhe ata zgjedhin ta çojnë arkën e tyre të kursimit tek shtëpia e Benit.
Fig.6
Por, një ditë dollapi mbushet plot dhe mamaja e Benit zbulon të gjitha arkat.
Fig.7
E nxehur ajo merr në telefon të gjithë prindërit e fëmijëve për t’u ankuar. (Ky përbën momentin e rrjedhjes së informacionit. Dokumentët i përkasin firmës ligjore izraelite “Mosack Fonseca” e cila ndihmonte klientët e saj “të fshihnin lekët”.)
Fig.8
Në fakt, jo të gjithë fëmijët e lagjes ishin duke bërë gabim. Disa prej tyre kërkonin thjesht privatësi, por ama kishte dhe nga ata që i kishin vjedhur ato lekë nga çanta e mamasë ose nga fëmijët e tjerë.
Fig.9
Megjithatë, në fund vetë akti i fshehjes së parave, pavarësisht se nga kanë ardhur ato përbën krim. Kështu që ajo që gazetarët janë duke bërë është të zbulojnë se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë: nëse ishte i ligjshëm, criminal apo thjesht devijim ligji.

Skandali i “Panama Papers” që tundi themelet ekonomike botërore më 4 prill, nuk mund t’i shpëtonte asnjë lexuesi. 11.5 milionë dosje më të dhëna të cilat zbulojnë një rrjet të tërë korrupsioni, shmangje taksash dhe fshehje e paligjshme parash. Në të përmenden emra biznesmenësh, politikanësh dhe artistësh, të gjithë shumë të rëndësishëm në nivel botëror. Madje listës s’i munguan as emra shqiptarë. Por, informacioni ishte kaq i komplikuar sa shumë prej nesh nuk arritën ta kuptonin plotësisht se për çfarë bëhej fjalë. Terma, shifra, kompani: Të vështira për t’u deshifruar dhe nga vetë ekspertët e fushës. Kështu që, për t’ua bërë më të thjeshtë ne ju shpjegojmë në mënyrë komike atë që mund ta quajmë ndryshë “tërmeti tatimor i vitit 2016”./Vox

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Mix8 orë më herët

4 shenjat e Horoskopit që i dëgjojnë të gjithë

Ka shenja të horoskopit që duket se kanë lindur nën një yll me fat, nga ato që të gjithë i...

Mix8 orë më herët

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin...

Radar8 orë më herët

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia Parashqevi Simaku Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut...

Sport8 orë më herët

Salah shkruan emrin në historinë e Liverpool dhe Premier League

Mohamed Salah Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë...

Radar8 orë më herët

Tensione, akuza e përplasje të forta në mosbindjen civile të opozitës, çfarë ndodhi në 2 orë e gjysmë protestë

Ndryshe nga tre protestat e mëparshme të mosbindjes civile, kjo e fundit kishte tensione të forta e përplasje mes deputetëve...

Mix3 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix3 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix3 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar4 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Facebook