Gatime
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Nga Bleria Bombaj, dietologe
Siç e dimë, lëngu i mishit përftohet nga kockat e ziera në ujë për orë të tëra. Por, a mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të ndihmojë tretjen?
E vërteta qëndron se, për aq sa është i shijshëm, lëngu i mishit kur arrin në sistemin gastrointestinal kthehet në amino acid që tretet menjëherë nga stomaku para se të arrijë gjakun apo sistemin tonë imunitar. Gjithsesi, ashtu si çdo amino acid, mund të stimulojë qelizat e stomakut për të ndihmuar tretjen por nuk mund të bëjë mrekullira për kockat apo sistemin imunitar.