Gatime
Sallatë Cezar me Philadelphia Light, një recetë shumë e shijshme
Sallatë Cezar me Philadelphia Light, një recetë shumë e shijshme
Sallata Cezar (Caesar) është një gatim shumë i pëlqyeshëm për shumë prej nesh, dhe përvecse shumë e shijshme, ajo ka edhe vlera të larta kalorike dhe ushqyese. Si përbërës kryesor do të jetë edhe Philadelphia Light, me shijen e tij të freskët dhe strukturën kremoze është i përshtatshëm për përgatitjen e pjatave të ndryshme në vakte të ndryshme ushqimi.
Përbërësit:
- 175 gramë krem djathi Philadelphia Light;
- hudhër e copëtuar ( sasia sipas dëshirës);
- 2 lugë qumësht;
- 20g Parmixhano i grirë;
- sallatë jeshile ose sallatë romane;
- 1 lugë gjelle vaj ulliri;
- 4 fileto pule;
- erëza për të shtuar shije.
- Përzieni kremin e djathit Philadelphia Light, hudhrën, qumështin, djathin parmixhano, pak kripë dhe piper derisa te krijohet një masë kremoze në formë salce.
- Vendosni sallatën e copëtuar në një tas dhe hidhni salcën sipër.
- Nërkohë, skuqni filetot e pulës në një tigan me vaj të nxehtë. Pasi t’i keni skuqur, pritini në kube, shtojini në sallatë dhe shërbejini menjëherë.
Ju bëftë mirë!
All Balcans Corporation në bashkëpunim me pernenat.al do të ofrojnë një set me pesë produkte Philadelphia falas për videon më të bukur që do të na dërgoni gjatë përgatitjes së një recete: Sallatë Cezar me Philadelphia Light <3 Dërgoni videot në Instagramin: pernenat.al