Lidhu me ne

Radar

Alkoli dhe shtatzania / Sa rrezikojnë fëmijët kur nëna pi alkool në shtatzëni

Përdorimi i tepërt i alkoolit nuk është vetëm një fenomen që prek meshkujt, siç jemi mësuar shpesh ta dëgjojmë, por prek rëndom edhe femrat, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Mjekët thonë se e pira gjatë shtatëzanisë është shumë e rrezikshme, kjo pasi alkooli mund të ketë një numë të madh ndikimesh tek fetusi. Si shkak i pirjes së alkoolit gjatë shtazanisë, fëmija mund të me vonesë mendore, ose me probleme të të mësuarit, apo të sjelljes, të cilat mund të zgjasin për gjithë jetën.

Dihet që këto probleme mund të parandalohen 100 për qind nëse nuk pihet alkool gjatë barrës. Mënyra më e mirë për gratë që janë shtatezana, ose kanë ndërmend të mbeten, është të mos pinë asnjë pikë alkool.

Në vijim të shkrimit mjekja Ilda Xhelili, ndalet në detajimin e simptomave dhe kujdesit që duhet treguar për një nga ndërlikimeve më të rënda që shkakton alkooli gjatë shtaznaisë, që është sindromi i alkoolizmit fetal.

Sa problematike rezulton të jetë konsumi i alkoolit gjatë shtatzanisë?

Shumica e grave shtatzana e përdorin alkoolin gjatë tremujorit të parë dhe më pak gjatë tremujorit të tretë. Këto rezultate sugjerojnë ndërgjegjësimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit 8,5 për qind e grave shtatzana (në rang botëror) midis moshës 15 dhe 44 vjeç përdorin alkool.

Sipas studimeve, foshnjat e nënave qe pinin alkool gjatë shtatzanisë mund të përjetojnë një spektër pasojash që shkojnë nga ”efektet e alkoolit të fetusit”, defektet e lindjes të lidhura me alkoolin dhe sindromin e alkoolit të fetusit.

Kjo e fundit konsiderohet si më e rënda. Megjithatë, ka edhe fëmijë të cilët nuk preken nga pasojat e alkoolizmit të nënës gjatë statzanisë.

Për të përcaktuar diagnozën e sindromës së alkoolizmit fetal duhet të plotësohen kritere specifike ku përfshihen dokumentimi i anomalive specifike të fytyrës, i parametrave të gjatësisë, të peshës, perimetrit të kokës, si edhe dokumentimi i anomalive të sistemit nervor qendror.

Çfarë e shkakton sindromin e alkoolizmit fetal?

Alkooli transportohet me shpejtësi nëpërmjet rrjedhjes së gjakut të placentës nga nëna tek fetusi dhe mund të shkaktojë aborte, apo defekte të lindjes.

Brenda dy orëve nga koha kur nëna ka konsumuar  alkool, nivelet e alkoolit në gjakun e fetusit janë të ngjashme me ato të nivelit të gjakut të nënës. Nuk ka marrëdhënie të përcaktuar midis sasisë së alkoolit të konsumuar dhe efekteve anësore që pëson foshnja por, dihet që dëmet më të mëdha i pëson mëlçia.

Është vënë re se alkooli i konsumuar në çdo kohë gjatë shtatzanisë mund të shoqërohet me pasoja të rënda dhe të përhershme. Përdorimi i tij gjatë tremujorit të parë lidhet me anomalitë të karakteristike të fytyrës, si edhe me reduktimin e rritjes në barkun e nënës.

Përdorimi i alkoolit gjatë tremujorit të dytë kontribuon gjithashtu në vonesën e rritjes intrauterine, probleme me peshën dhe gjatësinë, si edhe deficite në lexim, drejtshkrim dhe matematikë. Ndërsa përdorimi gjatë tremujorit të tretë përforcon vonesën në gjatësinë e lindjes.

Prandaj është shumë e rëndësishme që gratë të cilat planifikojnë një shtatzani nuk duhet të përdorin fare alkool gjatë kësaj periudhe. Nuk është dokumentuar asnjë nivel i sigurt i konsumit të alkoolit gjatë periudhës së shtatzanisë.

Po ashtu janë më të predispozuara për të shfaqur këto komplikacione gratë e moshës mbi 35 vjeç, grupet etnike afrikano–amerikane, përdorueset e duhanit, përdorueset e drogave të ndryshme, të abuzuarat seksualisht, ato që përjetojnë strese psikologjike, apo ato që vuajnë nga çrregullime mendore.

Cilat janë simptomat klinike të sindromës alkoolike fetale?

Karakteristikat e fytyrës përfshijnë një buzë të sipërme të hollë dhe një ngritje në mes të buzës së sipërme dhe hundës, një hapësirë më e vogël se normalja gjatë mbylljes së qepallave.

Gjithashtu kemi vonesë në peshë, gjatësi, perimetrin e kokës, si gjatë jetës intrauterine, ashtu edhe pas lindjes, kemi anormali të sistemit nervor qendror qoftë nga ana strukturorë (madhësia e vogël e trurit) qoftë nga ana funksionale (vonesa në zhvillim, në përdorimin dhe përvetësimin e gjuhës, hiperaktivitet, mungesë të aftësive shoqërore).

Ndryshime të tilla menjëherë pas lindjes e orientojnë pediatrin menjëherë drejt diagnozës. Ndihmojnë në diagnostikim gjithashtu edhe moria e vonesave të zhvillimit të fëmijës, si edhe mangësitë e lidhura me sjelljen. Një anamnezë e hollësishme nënës sqaron më tepër diagnozën.

E rëndësishme është që nënat të ndërgjegjësohen për këtë problem para fillimit të shtatzënisë, pasi nuk ka shërim për fëmijët që vuajnë nga sindromi i alkoolizmit fetal.

Si mund të pakësohen këto ndërlikime?

Megjithatë, është bërë shumë në këtë drejtim dhe programet e ndërhyrjes së hershme kanë rezultuar pozitive në drejtim të përmirësimit të gjuhës, aftësive njohëse, ulje të agresivitetit. Programe të tilla përdorin terapi fizike, terapi profesionale, terapi të fjalës dhe terapi arsimore për të maksimizuar përfitimet.

Adoleshentët dhe të rriturit mund të përfitojnë nga programet që kanë të bëjnë me problemet akademike, ligjore dhe psikiatrike. Shumica e problemeve me të cilat përballen foshnjat dhe fëmijët e prekur nga ky sindrom vazhdojnë në adoleshencë dhe në moshë madhore.

Të tilla janë problemet me akomodimin (gjumi, vëmendja dhe zgjimi), dëmtimet e pamjes dhe të dëgjimit, vonesa mendore, deficitet në kujtesë dhe në arsyetim.

Problematika më e shpeshtë për adoleshentët dhe të rriturit mbetet sjellja seksuale, problemet ligjore dhe abuzimi me substancat narkotike. Shpesh vihet re se tiparet karakteristike në lidhje me fytyrën duket se zbuten me rritjen e moshës.

Por, një kokë e vogël dhe një shtat i shkurtër vazhdon të persistojë edhe në moshë madhore. Siç kanë rezultuar dhe studimet, një fëmijë i prekur nga sindromi i alkoolizmit fetal mund të përjetojë një jetë të gjatë mes sfidave fizike dhe intelektuale.

Programet e ndërhyrjes së hershme, si edhe programet multiterapi (duke përfshirë edhe terapinë fizike sportive) jo rrallë mund të pakësojnë ndërlikimet dhe pasojat negative të kësaj diagnoze.

A është i mundur parandalimi i sindromit të alkoolizmit fetal?

Po është e mundur. E vetmja mënyrë për shmangen e këtij sindromi është shmangja kategorike e përdorimit të alkoolit gjatë shtatzanisë. Ideale do të ishte që nëse shtatzania planifikohet, gjashtë muaj përpara konceptimit të embrionit të ndërpritet përdorimi i alkoolit për t’i dhënë mundësi organizmit të detoksikohet nga alkooli.

Megjithatë, edhe nëse shtatzania nuk planifikohet është po ashtu mjaft pozitive dhe dobiprurëse nëse alkooli ndalohet së përdoruri gjatë periudhës së shtatzanisë. Përqendrimi i alkoolit në qumështin e nënës është i njëjtë me përqendrimin e tij në gjakun e nënës.

Pasojat e mundshme mund të përfshijnë një reduktim të përdorimit të qumështit të gjirit, çrregullime të cikleve të zgjimit të të porsalindurit dhe një vonesë të mundshme të zhvillimit, e shprehur kjo qysh në moshën 1-vjeçare.

Pasojat në 3-mujorin e parë 

Përdorimi i tij gjatë tremujorit të parë lidhet me anomalitë të karakteristike të fytyrës së fëmijës, si edhe me reduktimin e rritjes në barkun e nënës, të cilat bëhen të dukshme dhe pas lindjes së fëmijës.

Pasojat në 3-mujorin e dytë

Përdorimi i alkoolit gjatë tremujorit të dytë kontribuon gjithashtu në vonesën e rritjes intrauterine, probleme me peshën dhe gjatësinë, si edhe deficite dhe problematika të theksuara në lexim, drejtshkrim dhe matematikë.

Pasojat në 3-mujorin e tretë

Ndërsa përdorimi gjatë tremujorit të tretë përforcon vonesën në gjatësinë e lindjes. Prandaj është shumë e rëndësishme që gratë të cilat planifikojnë një shtatzani nuk duhet të përdorin fare alkool gjatë kësaj periudhe.

Ndikimet e alkoolit tek gratë

Alkooli vepron ndryshe tek gratë. Këto të fundit dëmtohen më lehtë se sa burrat pas pirjes të së njëjtës sasi të alkoolit. Kjo madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo ndodh pasi gratë kanë më pak lëngje në trup, kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato koncentrohet më tepër.

Po ashtu mendohet se gratë kanë një shtresë të brendshme që vesh stomakun më të hollë dhe me sasi më të vogël të enzimës detoksifikuese alkoolike. Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që dehet një burrë.

Prandaj për gratë rekomandohet sasi më e vogël alkooli. Përveç kësaj, abuzimi kronik me alkool i dënon me tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga alkooli dhe problemet që lidhen me të, si: dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë përparon shumë më shpejt tek gratë sesa ndodh tek burrat.

Disa të vërteta që nuk duhet t’i neglizhoni  

  • Efektet e pirjes së alkoolit ndryshojnë sipas individëve dhe varen nga gjatësia, pesha, gjinia dhe mënyra se si ata e pinë. Kështu një person me trup dhe peshë më të vogël, mund të dehet më lehtë dhe më shpejt, se dikush me trup dhe peshë më të madhe. Kjo vlen dhe për ata që kanë më pak “eksperiencë”, në krahasim me pirësit me “eksperience”.
  • Alkooli mund të japë efekte të ndryshme edhe tek i njëjti person, në varësi të llojit të pijes së konsumuar, sa është pirë dhe sa shpejt është pirë. Duhet ta dini që pijet e forta,(për shembull rakia), absorbohen më shpejt se pijet e lehta (vera).Gjithashtu, një stomak plot e pengon deri diku thithjen e alkoolit.
  • Nuk është e lehtë të të dale pija. Një mëlçie të shëndoshë i duhet të paktën një orë, që të eliminojë një unite alkool nga trupi.
  • Nëse pini sasi të madhe alkooli menjëherë, do të sforconi shumë mëlçinë dhe pjesë të tjera të trupit. Është e këshillueshme, që pas episodeve të intoksikacionit të mos pini alkool të paktën për 48 orë. Kështu do t’i jepni mundësi trupit tuaj të rimarrë veten.
  • Duke qenë se alkooli çrregullon orientimin në hapësirë dhe në kohë, do të ishte e këshillueshme të mos pini alkool, nëse do t’ ju duhet të drejtoni makinën, të punoni me makineri të ndryshme, të përdorni pajisje elektrike, apo edhe të notoni, apo të merreni me ndonjë aktivitet sportiv. Nëse dikush do të pijë alkool pas aktivitetit që ka kryer, është e rëndësishme që më parë të rehidrohet duke pirë ujë.
  • Femrat shtatzanë, por edhe ato që po planifikojnë një shtatzani, këshillohen të mos pinë më shumë se një, apo dy unite, një herë në dy javë, e mira do ishte të mos konsumonit fare. Konsumimi i alkoolit mund të reduktojë fertilitetin dhe ndikon direkt në zhvillimin e fëmijës, sepse pengon rritjen, shkakton prapambetje mendore, ose anomali të tjera.
  • Alkooli ka efekte afatgjatë në shëndetin e personave. Alkooli mund të të shkurtojë deri 10-12 vite jete. Shkatërron gradualisht qelizat e mëlçisë dhe mund të çojë deri në cirrozë hepatike. Alkooli përmban shumë kalori, ndaj mund të reduktojë oreksin. Kështu personat që pinë shpesh vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe janë më të prekshëm nga sëmundjet infeksioze.
  • Alkooli shkakton cirrozë hepatike që shkon drejt kancerit të mëlçisë dhe është një nga gjashtë shkaqet më të shpeshta të vdekjeve.
  • Alkooli rrezikon seriozisht përgjigjet seksuale. Studimet tregojnë se edhe kur merret në doza të vogla, ai mund të ulë potencën seksuale te meshkujt, frenon ereksionin dhe pakëson kënaqësinë.
  • Alkooli vepron si frenues i sistemit nervor. Mund të bëhet shkak për depresione dhe akuzohet si përgjegjës për mbi 10 mijë vetëvrasje në vit, si dhe një ndër burimet më të shpeshta të aksidenteve.
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix2 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix2 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix2 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix2 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix2 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook