Lidhu me ne

Radar

Vite apo vjet? Cila është forma e saktë e shumësit të emrit “vit”?

Vite apo vjet?

Cila është forma e saktë e shumësit të emrit “vit”? Si ta shkruajmë dhe përdorim saktë në të folur këtë emër në numrin shumës?

Shumë herë na ndodh që të pyesim veten pse emri “vit” ka dy forma shumësi ose cila është forma e saktë e shumësit të tij dhe si ta përdorim drejt këtë emër në numrin shumës. Edhe për këtë gramatika e gjuhës shqipe na ka dhënë një përgjigje. 

Atëherë, të dyja format e shumësit të emrit “vit”: “vjet” dhe “vite”, janë të sakta. Por ka një rregull se kur përdoret njëra formë e kur përdoret tjetra.

1) Përdoret forma e shumësit “VJET”, kur ky emër në shumës ka përpara një numëror ose një përcaktor. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar 5 vjet që atëherë! (numërori 5 gjendet para emrit në shumës “vjet”) Për shumë vjet gëzuar! (këtu përcaktori “shumë” gjendet përpara.)

2) Përdoret forma e shumësit “VITE”, kur ky emër shoqërohet me të dy njëherësh, pra edhe nga përcaktori, edhe nga numërori, ose nga asnjëri prej tyre. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar 5 vite të mrekullueshme. (Ka edhe numërorin, edhe për përcaktorin: “5” dhe “të mrekullueshme”).

(Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli; Portali Shkollor)

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook