Aktualitet
GIF dhe ARMO kompani “offshore”?
Në Komisionin e Ekonomisë, Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati raportoi lidhur shtyrjen e afatit të marrëveshjes koncesionare të aeroportit të Rinasit, transparencën financiare të kompanisë së markimit të karburanteve, GIF, dhe për kompaninë e rafinimit të naftës ARMO.
Deklaratat kryesore të Zonjës Lati janë:
Për Koncesionarin e TIA-s
Ishin mundësitë për të hequr ekskluzivitetin dhe marrjen e të drejtës së aeroportit të Kukësit në kushtet e mos shtyrjes së afateve të kontratës.
Ne themi se ka potencialisht hapësirë ekonomike që dëmi që i vjen koncesionarit në këtë rast nuk është i atij niveli që të kërkojë shtyrjen e afatit me dy vjet.
Për GIF, ARMO dhe skandalin e Dokumenteve Panameze
Ne kemi kërkuar informacion në lidhje me transaksionet e kompanisë në tregun ndërkombëtar. Informacioni i ardhur nuk plotëson kushtet për tu quajtur informacion. Paqyrat financiare janë thjeshtë faqe të printuara dhe nuk plotësojnë kushtet.
Kemi pasur të njëjtin problem përsa i takon ARMO-s, kur kemi diskututar ndryshimin e aksionerëve, dhe i jemi drejtuar autoriteteve të huaja të konkurencës si psh në Zvicër, për të patur një ndihmesë për të gjetur evidence mbi xhirot e këtyre firmave, por këto janë firma offshore dhe rrjedhimisht nuk gjejmë dot informacione mbi transaksionet e tyre.
Meqënëse transaksionet bazohen në firma të ndërtuara në territorin e Shqipërisë ku xhiroja e tyre është zero lek, atëhërë i vetmi instrument është mundësia që për çdo ndryshim të paketës së kontrrollit të konçesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu