Lidhu me ne

Radar

Kush është Sorosi?

Nga Indrit Vokshi

Nga Indrit Vokshi

Meqë po merren shumë me Soros dhe na është bërë kut matës – qëndrimi për të, tregon edhe çfarë jemi. Sorosi është agjent politik amerikan. U lejua në fillimvitet ’90 të futet në vendet e Europës ish-komuniste dhe të eksportojë liberalizmin dhe shoqërinë e hapur, meqenëse ato vende, përfshi ne, ishin shoqëri të mbyllura e totalitare. E bëri ketë në emër të Amerikës dhe për llogari të Amerikës, duke përdorur institucionet e Amerikës që Amerika të rriste influencën; të kishte analistë, gazetarë, aktivistë, media, gjyqtarë, prokurorë e nënpunës .

“Jo po Sorosi nuk është Amerika” – thonë disa. E vërtet. Amerika është e madhe. Krahu republikan ultrakonservator nuk e ka fort qejf Sorosin. Mirëpo as nuk e kanë luftuar aq shumë në Europën Lindore sepse ju duhet, ngaqë ka rrjetin e influencës dhe ata skanë interes të kenë influencë konkurente të tyren, kundër Sorosit. Pse ta kenë, kujt i leverdis të investojë aq? Edhe republikanët vetë, pyesin ke kemi në atë zonë të botës? Kemi këta që mund të na shërbejnë. Ok. Pse na instaluan ne ketë lloj brandi? Pse çfarë prisnit? Prisni që Anglia psh të na eksportojë monarkinë dhe lordët? Ata i ka për vete. Prisni që të na eksportojnë partiotizmin tonë? Jo, do eksportojnë makanizmin e tyre. Kjo është bota.

Kur pyesin “a do t’i shpallë iksi luftë Sorosit”. Në vendet e vogla, ska shanse. I shkon filani në zyrë dhe i thotë: “Ti çfarë halli kishe me njeriun tonë dhe me influencat tona”? Vende si Rusia, po. Se atyre smundet tu shkojë kush në zyrë. Vende si Hungaria që e ka përzënë, po, se janë hungarezë dhe kanë pak Rusi nga mbrapa. Pra vendet e mëdha e që nuk janë shumë proamerikane, mund ta përzënë agjentin politik të Amerikës. Çoi Gruewski njerëz në Amerikë për të denoncuar ndërjyrjen e Soros. E rrëzuan duke përdorur njerëzit e Soros. Emigroi në Hungari. Sulltani emëronte dikur bejlerbeun e Rumelisë për Ballkanin. Ishte beu i bejve që qeveriste për llogari të sulltanit. Se kë emëronte sulltani stë pyeste ty. Stë pëleqnte ty emërimi? Me ushtarë osmanë të përgjigjej bejlerbeu.

Pra për të larguar Sorosin, duhet larguar Amerika. Për tu larguar Amerika, duhesh lidhur me Rusi e Kinë. Meqenëse kjo nuk ndodh e ska pse ndodh, do bashkëjetojmë me Sorosin, skemi çfarë bëjmë. Pse na kanë sjellë modelin sorosian dhe a po shkakton ky model anti-amerikanizëm? Na e kanë sjellë se aq vlejmë si shtet e vend, skemi dëshmuar se meritojmë më shumë. Dhe po, anti-amerikanizmi po shkaktohet nga ky model sepse po mbështesin një klikë të caktuar dhe po armiqësohen me pjesën tjetër.

Kështu puna e Sorosit. Ai ka për të vdekur por strukturat e tij jo, sepse sjanë të tijat.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar6 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix6 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook