Mix
Tuba Buyukustun prej 3 muajsh në një lidhje me biznesmenin Erdinç Çatak.
Tuba Buyukustun sapo ka përfunduar xhirimet e serialit “Sefirin Kizi”, ku u bë pjesë në muajt e fundit për shkak se aktorja protagoniste Neslihan Atagul u sëmur.
Tuba ishte partnere me Engin Akyürek në “Sefirin Kizi” dhe ribashkimi i tyre si partnerë në serial u prit mjaft mirë nga fansat pasi hera e fundit që dyshja kishte punuar bashkë ishte në “Kara Para Ask”.
Por veçmas angazhimeve profesionale, Tuba mundohet që jetën private ta mbaj sa më private.
Por mediat turke kanë bërë me dije se aktorja po përjeton prej 3 muajsh një lidhje me një biznesmen turk. Sipas mediave turke, aktorja është në një lidhje me pronarin e një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak.
Dyshja nuk janë shfaqur kurrë në publik dhe as nuk janë fotografuar bashkë nga paparacët, por prej 3 muajsh ndiqen në rrjete sociale. I vetmi detaj që fansat kanë kapur është se të dy kanë publikuar foto nga i njëjti vend në Bodrum muajin e kaluar.