Lidhu me ne

Kioske

ÇFARË ËSHTË DEMOKRACIA?

ÇFARË ËSHTË DEMOKRACIA?

Fjalimi i Perikliut përpara athinasve (461 p.e.s)

Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.Këtu qeverisja jonë favorizon të shumtët dhe jo të paktët: prandaj dhe e quajmë demokraci.Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.

Ligjet këtu, sigurojnë një drejtësi të barabartë për të gjithë në mosmarrveshjet private, ashtu si dhe nuk harrojmë të vlerësojmë të talentuarit.

Kur një qytetar dallohet, atëherë ai do të jetë i preferuar ndaj të tjerëve përë ti shërbyer Shtetit, por jo si një akt privilegji por si shpagim ndaj meritës dhe për këtë varfëria nuk përbën pengesë.

Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.Liria që ne gëzojmë shtrihet edhe në jetën e përditshme; ne nuk jemi dyshues ndaj njëri tjetrit dhe nuk i biem më qafë askujt që dëshiron të jetojë sipas mënyrës së tij.Ne jemi të lirë, të lirë të jetojmë si na pëlqen dhe prapëseprapë jemi gjithmonë gati për të përballur së bashku çdo rrezik.

Në qytetar athinas nuk lë pas dore detyrat publike duke u marrë vetëm me ato private, por mbi të gjitha ai merret me të mirën publike sepse e di që kështu ka zgjidhur dhe ato private.Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.

Na është mësuar që të respektojmë magjistratët, dhe na është mësuar edhe që të respektojmë ligjet dhe të mos harrojmë kurrë të mbrojmë ata që pësojnë një padrejtësi.Po ashtu, na është mësuar gjithashtu që të respektojmë edhe ligjet e pashkruara që banojnë në ndjenjën universale të asaj se çfarë është e drejtë dhe e udhës.Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.

Një njeri që nuk interesohet për shtetin ne nuk e konsiderojmë të padëmshëm por të padobishëm; megjithëse jo të gjithë janë në gjendje ti japin jetë një ideje politike, prapë se prapë këtu në Athinë jemi në gjendje ta gjykojmë atë.

Ne nuk konsiderojmë diskutimin si një pengesë në rrugën e demokracisë.Ne besojmë se lumturia është fryt i lirisë, por vetë liria është fryt i virtytit.E pra, unë deklaroj se Athina është shkolla e Eladës dhe se çdo athinas rritet duke duke zhvilluar një lumturi reciproke, një besim në vetvete, gatishmëri për të përballur çdo situatë dhe është për këtë, që qyteti ynë është i hapur ndaj botës dhe nuk dëbojmë asnjë të huaj.Këtu në Athinë ne bëjmë kështu.

No photo description available.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook