Radar
Berisha dhe familja e tij ‘non grata’ në SHBA, reagon Armina Mevlani: Për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë
Vjen reagimi i parë i Armina Mevlanit, blogeres dhe partneres së Shkëlzen Berishës, pasi SHBA shpalli ‘non grata’ ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Në rubrikën ‘Question and Ask’ në Instagram, ndjekësit e pyesin mbi këtë debat dhe ajo përgjigjet se është mësuar se për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë.
Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë
Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.