Sport
Protesta e veçantë ndaj racizmit në Gjermani
Një skuadër futbolli e ligave të ulta në Gjermani ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të luftuar racizmin.
Dainster SV që luan në divizionet shumë të ulta në Gjermani (Kreisliga) ka ndërhyrë te një foto e ekipit, duke pikturuar me ngjyrë të gjithë fytyrat e lojtarëve të vet për të protestuar pikërisht ndaj sjelljeve raciste në adresë të tre pjesëtarëve të vet, trajnerit Sonke Krainih dhe dy lojtarëve Emad Babiker dhe Amar Allnor.
Ata janë ofenduar dhe sulmuar fizikisht teksa po festonin një fitore javën e kaluar. Dy nga lojtarët e abuzuar Babiber dhe Alnor janë refugjatë sudanezë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu