Aktualitet
Çadra e opozitës në 2017, Berisha ia faturon Bashës: Unë jam njeriu i shesheve, ishte ideja e Lulzimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hequr përgjegjësin se ideja për ngritjen e çadrës nga opozita në 2017-ën ka qenë e tij.
I ftuar në Opinion, teksa u pyet për vendimet radikale të PD, Berisha u ndal te rasti i çadrës para kryeministrisë pranverën e 4 viteve më parë dhe tha se ishte e gjitha ideja e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.
Sipas Berishës, nuk mund të imagjinohet që një njeri i shesheve të mbyllet në çadër.
“A mund ta imagjinosh Sali Berishën të futet në cadër? Njeriu i shesheve të mbyllej në çadër? Kurrën e kurrën? Ai që e thotë këtë nuk njeh historinë e vendit. Ishte ide e tëra e Lulzim Bashës! E mbështeta por nuk ishte ide e imja. Ata që më njohin nuk e thonë kurrë”, thotë Berisha.