Radar
Balluku rikthehet në Kuvend, me gurin e çmuar
– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është shfaqur në seancën plenare me një ‘look’ ndryshe nga çfarë u pa gjatë fushatës zgjedhore. Larg ‘hoodie’ dhe flokët e lidhura, Balluku u shfaq me një xhaketë të bardhë dhe e veçanta ishte varësja satin në ngjyrë jeshile.
Balluku duket se i ka me shumë qejf varëset që tërheqin vëmendje. Varësja e cila bëri bujë në rrjet e kompanisë franceze ‘Van Cleef & Arpels’, që kushon 38 mijë dollarë bashkë me taksimin është një nga aksesorët.