Lidhu me ne

Kioske

Berisha i III-të

Berisha i III-të

Alfred Lela


Me përcaktimin si persona non grata të Sali Berishës nga Deparamenti amerikan i Shtetit mbyllet një kapitull dhe hapet një tjetër në historinë politike të Shqipërisë. Personalisht jam i trishtuar sepse e shoh si goditje ndaj iluzioneve të mia, që kanë të bëjnë, kryesisht, me pamundësinë e vendit tim për të qenë partner ‘pa pleshta’ i Perëndimit, por edhe i plotë, i drejtë apo në një term të anglishtes ‘righteous among nations’.
Goditja për Sali Berishën është edhe për secilin shqiptar dhe atë sistem te i cili jemi gatues apo viktima. Doktor Berisha është edhe gabimi dhe dështimi ynë si turmë e pakthyer dot në publik.
Pasë thënë këtë do të jetë naivitet nëqoftëse ‘berishistët’, te të cilët në tone të lehta të artikulimit mund ta fus edhe veten, ‘e kapin me amerikanët’ dhe duan t’jua nxjerrin atyre mllefin e përcaktimit si ‘i korruptuar’ të idhullit të tyre.
Edhe pse ka një disnivel të theksuar, Sali Berisha është lideri kryesor i postkomunizmit dhe autoriteti i padiskutueshëm i së djathtës, Departamenti i Shtetit ka përcaktuar edhe të tjerë si non grata. Përkatësisht ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe deputetin Tom Doshi.
Ajo që mund të parashikohet nga dalja e emrit të Berishës është se edhe të tjerë do ta ndjekin. Nëse jo, nëse mes Rrugës së Elbasanit dhe Foggy Bottom nuk ka një ‘designation’ për të përcaktuar të tjerë të perceptuar si të korruptuar në Shqipëri si persona non grata, ‘peshku i madh’ i Berishës do të qelbet nga koka e pabarazisë.
Sot të djathtët ndihen gjunjëlëshuar, ndërsa të majtët të rivendikuar. Nëse prej të dy anëve politike mund të shtrydhim për të nxjerrë shqiptarët, mendoj se ata duhet të ndihen të trishtuar.
Sidoqë të jetë, sidomos në rastin kur Berisha mund të shoqërohet nga non grata të tjerë, mund të thuhet se një dekadë, apo edhe erë politike hapet prej sot. Lajmi i sotëm që siluron Berishën shpjegon edhe shumë heshtje të aktorëve politikë gjatë këtyre javëve në raport me përpjekjen e qeverisë për të shkarkuar Presidentin.
Sa i takon Berishës, ai ndoshta po paguan mostërheqjen nga skena. Në asnjë çast Doktori nuk e pranoi historinë që i kish rezervuar vullneti, fati dhe koha, por u ngul kokëmushkërisht në kronikën politike të ditës. Në këtë istikam ai shpiku ‘qytetarin digjital’ dhe u hapi, nëpërmjet tij, rubinetin shumë marrinave të vox populi. Jo pak herë edhe denoncimeve që më vonë rezultuan të vërteta.
Një senator politik ex cathedra si ai, do të kishte qenë sigurisht një shërbim i lartë për të djathtën. Prej andej besoj unë do t’i kishte më të rënda hobetë e luftës kur t’i vërtiste mbi kundërshtarët. Kritikët e tij, mbi zë dhe nën zë, thonin se ai u mëshon pozicioneve radikale sepse do të mbrojë veten dhe familjen; ka frikë nga hakmarrja e kundërshtarit, etj.
Një pjesë e shpagimit të gjakut të keq politik mbërriti në anglisht. Në shqip do të vijojë komentariati: një thikë e bërë me dhëmbët e mijëra hienave.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook