Radar
1 në 5 gra dhunohet fizikisht ose seksualisht në vend
Nga Exit News
Rreth 1 në 5 gra në Shqipëri është dhunuar fizikisht ose seksualisht nga partneri. Ndërsa 2 në 3 gra raportojnë se kanë pësuar dhunë psikologjike.
Këto shifra, të paraqitura në emisionin ‘Me Pak Fjalë’, në Euroneës tregojnë se dhuna ndaj grave është përhapur kudo në shoqëri.
Një raport i OSBE në vitin 2019 gjeti se rreth 170 mijë gra kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike ose seksuale nga partnerët, burri ose i dashuri.
Rreth 120 mijë gra kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike ose seksuale nga jo partnerët.
Dhuna psikologjik, e cila përfshin abuzimin me fjalë, sjellje kontrolluese, kufizim të lirisë, përçmim dhe kërcënime, raportohet më shumë nga gratë.
Rreth 50% e grave raportojnë sjellje kontrolluese nga partneri i tyre, 22% raportojnë për dhunë ekonomike dhe 11% për shantazh.
1 në 3 gra në Shqipëri raporton se është ngacmuar seksualisht ndërsa 13% raportojnë se janë përndjekur.
Në vitin 2019, mbi 20% e vrasjeve të ndodhura ishin raste të vrasjes në familje dhe mbi 90% e tyre ishin gra.
Marrë nga emisioni ‘Me pak Fjalë’, në Euronews.